Mehmeti: Sektori bankar shtyllë e rëndësishme e zhvillimit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se Kosova ka arritur të menaxhoj mirë financat përkundër pandemisë.

“Kreditimi në sektorin bankar është në rritje përkundër pandemisë, ka shënuar rritje prej 7.1 % dhe ka arritur në 3.2 miliardë euro në vitin 2020, vetëm gjatë periudhës së pandemisë janë shënuar 1.5 miliard kredi të reja dhe kjo tregon kjo që ka rolin sektori bankar, që ka ndikuar në ekonominë dhe zhvillimin e vendit”, tha guvernatori Mehmeti sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij sektori bankar është shumë i qëndrueshëm. “Përpos rritjes së kreditimit dhe për shkak të kushteve që janë shkaktuar nga pandemia, prapë se prapë sektori bankar ka ndikuar pozitivisht. Pa përkrahjen e sektorit bankar, do të shkaktonte vështirësi. Financuesit janë depozitat kanë arritur në 4.3 miliardë euro. Depozitat janë rritur me 11.% dhe kjo tregon se ka performancë dhe se sektori bankar ka besim tek publiku”, tha ai.

Guvernatori Mehmeti tha se kreditë e kqija janë shumë të ulta.