Pas ankesave të shumta në trafik, vjen reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës

Reshjet e mëdha të borës kanë bërë që shumë rrugë në vend të jenë vështirë të qarkullueshme.

Ministria e Infrastrukturës ka ripublikuar sërish lajmin se të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe pse ka reshje të vazhdueshme të borës, por ka kërkuar nga qytetarët kujdes të shtuar.

“Përkundër angazhimit maksimal të 14 kompanive në 7 regjione dhe atyre që përkujdesen për autostradat, reshjet e vazhdueshme, shkaktojnë prezencë të borës në rrugë andaj luteni që të përshtatni shpejtësinë dhe të mbani distancën e duhur mes automjeteve gjatë lëvizjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim.