Juventusi është i gatshëm t’i flijojë tre yje të skuadrës për ta siguruar ribashkimin me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Për fituesin e Kupës së Botës me Francën është përfolur gjatë gjithë sezonit se do të largohet nga Old Trafford dhe kjo gjë duket seç herë e më e mundshme, transmeton Gazeta Express.
La Gazzetta dello Sport raporton se bardhezinjtë janë të gatshëm t’i luajnë të gjitha letrat për t’u siguruar që Pogba do të kthehet në Allianz Stadium, por për ta arritur këtë do t’iu duhet t’i flijojnë tre futbollistë.
Miralem Pjanic mund të jetë njëri prej yjeve kryesore që do të përdorej në një marrëveshje të tillë, pasi trajneri Maurizio Sarri e ka tashmë në skuadër pasuesin e tij, Rodrigo Bentancur.
Federico Bernardeschi nuk ka pasur ndonjë rol të rëndësishëm këtë sezon dhe me Deaj Kulusevskin që do t’i bashkohet Juves në qershor, italiani mund të largohet pas Pjanicit. Douglas Costa është lojtari i tretë i përmendur nga gazeta italiane në marrëveshjen e mundshme për Pogban.