1 mijë e 736 qytetarë të Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar e deri më tash kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19.
Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), janë 79 mijë e 793 qytetarë të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Aktualisht në vend janë 11 mijë e 736 raste aktive me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste.