Kurti e Osmani pritet të takohen sot me Abdixhikun

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, do të presin sot në takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun për t’u konsultuar për formimin e institucioneve.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 14:30 në ndërtesën e Kuvendit.

Ende nuk dihet qëndrimi zyrtar i Abdixhikut nëse LDK do të votojë apo të qëndrojë në sallë për votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Teksa, PDK dhe AAK tashmë kanë zyrtarizuar qëndrimet e veta kundër votimit të Osmanit për presidente dhe bërjes së kuorumit.