Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie.
Ai ka thënë se LDK-ja do të jetë në opozitë sa të jetë ai kryetar.
“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam unë kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korrigjimin e gabimeve që kemi pas duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”.
Ndërsa sa i përket çështjes së presidentit u shpreh se nuk do të dëshironin të kishin në vend një president partiak.
“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur, kërkojmë që pozita të jetë e pavarur dhe partiake. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai në Syri.tv.