15 të vdekur dhe 446 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën bilancin e situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit. Nga 2997 testime dolën me Covid-19, 446 persona. Nuk e fituan dot betejën me sëmundjen 15 pacientë: 5 persona nga Tirana, 3 nga Fieri, 2 nga Tepelena, 1 nga Vlora, 1 nga Shkodra, 1 nga Elbasani, 1 nga Pogradeci, 1 nga Kavaja, të moshave 40- 85 vjeç. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe ato rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 3338 vaksinime dhe që nga fillimi janë kryer 33,369 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rastet pozitive të 24 orëve të fundit të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 135 raste në Tiranë, 34 raste në Shkodër, 26 raste në Durrës, 19 raste në Fier, 17 raste në Mirditë, Gjirokastër, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Kavajë, 13 raste në Korçë, Vlorë, Berat, Kuçovë, 10 raste në Krujë, 7 raste Ura Vajgurore, 6 raste në Devoll, Kukës, Pogradec, 5 raste në Lushnje, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, 4 raste në Librazhd, Përmet, Tepelenë, Peqin, Shijak, 3 raste në Kurbin, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Prrenjas, Memaliaj, Skrapar, 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, Selenicë, Roskovec, Kolonjë, 1 rast në Kamëz, Delvinë, Divajkë, Belsh, Gramsh, Poliçan, Libohovë.