Transferimet në verë: Kështu mund të duket formacioni i Chelseat për sezonin 2020/21

Chelsea është duke planifikuar që në verë t’i bëjë disa transferime të mëdha, në mënyrë që të luftojë për të gjithë trofetë.

The Blues nuk e kanë fituar Ligën Premier nga viti 2017, derisa është kampion në fuqi i Ligës së Evropës, por ata të Kampionëve nuk e ka marrë në duart nga vitit 2012.

Skuadra londineze tashmë e ka zyrtarizuar transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi, mirëpo ka disa shënjestra edhe më të mëdha.

Chelsea po tenton që në verë të transferojë  Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi, Moussa Dembelen nga Lyoni dhe mesfushorin e West Ham Unitedit, Declan Rice.

Formacioni i mundshëm i Chelseat për sezonin e ri: Kepa, James, Rudiger, Zouma, Alonso, Kovacic, Rice, Mount, Sancho, Pulisic, Dembele. /Telegrafi/