Mirlind Daku dhe Ballkani ende po e presin ftesën nga Bernard Challandes

Mirlind Daku, realizuesi i 25 golave në Superligën e Kosovës në futboll me Ballkanin, ende nuk ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Bernard Challandes, për miqësoren ndaj Lituanisë dhe dy ndeshjet kualifikuese për Botëror kundër Suedisë e Spanjës, të cilat Kosova i zhvillon më 24, 28 dhe 31 mars.

Challandes shumë shpejt ta publikojë listën, ndërsa Daku dhe klubi i tij, Ballkani, ende shpresojnë në një ftesë nga Challandes. Drejtori i Ballkanit, Avni Bytyqi, thotë për Express se do të ishte i pakuptimtë Challandes nëse nuk e fton lojtarin më të dalluar të futbollit elitar në Kosovës.

“Nuk e kemi pranuar asnjë ftesë nga Kombëtarja e Kosovë. Nëse Daku nuk merr ftesë do t do të ishte gabim i madh”, deklaroi Bytyqi për Gazetën Express.

Në repartin e sulmit Challandes besohet se i ka ftuar Vedat Muriqin, Atdhe Nuhiun, Lirim Kastratin dhe Elbasan Rashanin.

Daku pati debutuar me Kosovën në nëntor të vitit të kaluar kur ishte ftuar për ndeshjet me Shqipërinë në miqësore dhe me Slloveninë e Moldavinë në Ligën e Kombeve.