Ariana dhe Ermali prindër për herë të pestë?

Ariana Fejzullahu është blogerja e njohur kosovare e cila ka filluar dalëngadalë të shndërrohet edhe në biznismene.

Ajo nuk ka shumë ditë që ka hapur dyqanin me veshje për femra.

Madje, veshjet e tilla kohë pas kohë edhe i reklamon duke i veshur vetë e postuar foto në rrjetet sociale.

Edhe sot bëri një veprim të tillë, e cila u shfaq e veshur me një fustan, por që vëmendje mori barku i saj që ngjalli dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Kujtojmë, se Ariana në njërën prej intervistave bashkë me Ermalin pati shprehur dëshirën edhe për fëmijën e tyre të pestë.