Haradinaj pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: Është përgjegjësi e tyre t’i sigurojnë 2/3 e votave

Pas takimit me kandidaten për presidente Vjosa Osmanin dhe kandidatin për Kryeministër, Albin Kurti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se është përgjegjësi e fituesve të zgjedhjes, t’i sigurojnë votat për president.

“Takimi ishte konsultues i thirrur nga ana e tyre për formimin e Institucioneve, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit. Ramë dakord që ne si Opozitë të bashkëpunojë për temat e interesit nacional dhe të bëjmë funksionale demokracinë e vendit. Aleanca është parti opozitare dhe ka përvojë në këtë. Dikur e kemi pas bashkë opozitarizmin me Kurtin, i tregova Kurtit thash që nuk do të jenë më ato metodat e vjetra të opozitarizmit se edhe unë jom plakë e s’mundem më me ato metoda”, tha ai.

“Nuk është detyrë e jona ta përkrahim pushtetin. Populli ia ka dhënë votën, shumicën. Është përgjegjësi e Qeverisë ta gjejë mënyrën se si do t’i bëjë 2/3 e votave për presidentin”, ka thënë më tej Haradinaj.