BKS-ja dhe Fakulteti Juridik i UIBM-së me Memorandum të Bashkëpunimit

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) dhe Fakulteti Juridik i Universitetit publik i Mitrovicës “Isa Boletini” , sot kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit.

Ky Memorandum i Bashkëpunimit mes Fakultetit Juridik – UIBM-së dhe BKS-së, është nënshkruar nga Sami Mazreku, drejtor Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) dhe Agron Beka, dekan i Fakultetit Juridik  në UIBM.

Ndryshe marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.

May be an image of 2 people, people standing and indoor