Kush është Madison LeCroy, e cila po flitet për një lidhje dashurie me Alex Rodriguez, të fejuarin e Jennifer Lopez

Bota e showbiz-it filloi të rrotullohej që kur u raportua se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u ndanë pas katër vitesh së bashku.

A-Rod dhe JLo janë së bashku që nga viti 2017 dhe njoftuan fejesën e tyre dy vite më vonë, por mendohet se kanë kërkuar kohë për ceremoninë e tyre.

Derisa asgjë nuk është e qartë akoma, kjo vjen pasi ish-ylli i New York Yankees u përfol për një tradhti të mundshme me Madison LeCrit.

Ylli i “Southern Charm” mohoi aludimet lidhur me këtë duke shtuar se nuk ishin takuar asnjëherë personalisht.

“Ai kurrë nuk e ka tradhtuar të fejuarën e tij me mua”, deklaroi Madison për Page Six në muajin shkurt.

“Nuk dua asgjë të keqe për familjen e tij, apo për timen. Ne jemi padyshim të pafajshëm në këtë”.

Thashethemet filluan të vërtiteshin në fillim të vitit, duke u përfolur për nje lidhje mes Alex dhe Madison.

Madison i mohoi ashpër pretendimet dhe tha për Page Six se ata kurrë nuk ishin takuar personalisht.

Alex në anën tjetër nuk ka bërë publikisht ndonjë deklaratë për thashethemet, por një burim theksoi për Entertainment Tonight se ai ‘nuk e kishte takuar kurrë Madison dhe nuk e njeh atë’.