Kryetar i ri i LDK-së, ky është profili i Lumir Abdixhikut

Zyrtarisht kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku i cili ishte në garë më Lufti Hazirin dhe Besian Mustafën mori 190 vota nga 329 delegatë që morën pjesë në votim.

Më poshtë mund të gjeni profilin e kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku ka lindur më 22 prill 1983 në Prishtinë.

Abdixhiku përfundoi studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, teksa gradën Master i Shkencave e mori në vitin 2006 nga Universiteti Staffordshire në Britani në fushën e Moralit Fiskal.

Në vitin 2013 ai përfundoi Doktoraturën në ekonomi nga Universiteti Staffordshire pas katër vjet kërkimesh dhe hulumtimesh në fushën e përcaktuesve të evazionit të taksave të biznesit në vendet në tranzicion.

Abdixhiku është gjithashtu Drejtori Ekzekutiv i Institutit Riinvest.

Ai u bashkua me Institutin në 2005 dhe që atëherë ka qenë i përfshirë në disa projekte kërkimore, avokuese dhe zhvillimore – në Kosovë dhe jashtë saj.

Abdixhiku ishte ministër i Infrastrukturës dhe Mjedisit nën Qeverinë Kurti. Para kësaj, Abdixhiku ishte Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2017-2019.

Në zgjedhjet e vitit 2019, Abdixhiku ishte politikani i 9-të më i votuar në Kosovë dhe filloi mandatin e tij të dytë si deputet i Kuvendit të Kosovës. Aktualisht ai është anëtar i Kryesisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.