SHBA kërkon formimin e qeverisë së re në Kosovë pa pengesa politike

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit, Matthew Palmer, ka zhvilluar një takim online të enjten, ku ka takuar përfaqësues të listës fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit si dhe të qeverisë në detyrë.

Palmer ka theksuar nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re në Kosovë pa pengesa politike.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Në takimet e djeshme virtuale, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit Matthew Palmer theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE, forcimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për një Kosovë me diversitet dhe të pavarur”.