Moderatoja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Bora Zemani në një intervistë ka rrëfyer më tepër rreth jetës së saj dhe profesionit, po ashtu ka folur edhe për emisionin që drejton.
Bora ka qenë e ftuar në Top Radio, ka treguar se çfarë ndodhë brenda këtij formati dhe disa anë negative që kanë ndikuar tek ajo emocionalisht.
Ky format sipas saj është një hap më lart në karrierë, por ka pasur edhe momente tepër të vështira apo edhe kur padashur mund të jetë keqinterpretuar nga publiku.
Ajo u pyet se a është “Për’puthen” një program i improvizuar siç pretendojnë shumë ndjekës, moderatorja steper për një moment dhe thotë se ajo vetë ka një planprogram referues.
“Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta”, tha ajo.
Pra sipas Borës edhe skaleta që është për drejtimin e programit, ajo nuk mund ta zbatojë deri në fund për shkak të situatave të papritura që agravojnë në studio.