Ndikimi mbi ekonominë nga pandemia e koronavirusit është “shumë më keq se kriza financiare botërore”.
Kështu është shprehur shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva duke shtuar se organizata është e përgatitur që të përdorë “arkën e saj prej 1 trilion dollarësh për t’i ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë.
Georgieva gjatë një konference për shtyp se pandemia COVID-19 “është një krizë e pa krahasuseshme”.
“Kurrë në historinë e FMN-së nuk kemi parë që ekonomia botërore të ndalet. Tani jemi në recesion”, tha ajo.
Ajo tha se sëmundja po godet ekonomitë më të dobëta ashtu siç godet personat me sëmundje shoqëruese.
“Kemi një arkë prej 1 trilion dollarësh dhe jemi të vendosur që të vejmë në përdorim sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur ekonominë nga plagët e kësaj krize” shtoi ajo.
Mbi 90 shtete i kanë kërkuar FMN-së fondet e emergjencës.