Një keqpërdorim me subvencione në bujqësi ka ndodhur së fundmi në Komunën e Gjilanit.
Sinjali merr vesh prej burimeve se në këtë mashtrim është përfshirë një zyrtar dhe një fermer.
Ndaj tyre, është iniciuar vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mashtrim me subvencione”.
Gjithçka ndodhi këto ditë në fshatin Ponesh të Gjilanit.
Burimet i kanë treguar Gazetës Sinjali se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serbë të Kosovës, njëri zyrtar në drejtorinë e bujqësisë në Gjilan dhe tjetri fermer nga fshati Ponesh.
Të dy në bashkëveprim me njëri-tjetrin, kishin vendosur në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellur me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull serb.
Dy të dyshuarit, siç mëson Sinjali, pas intervistimit me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje.