Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë ku Lëvizje Vetëvendosje doli partia e parë me rreth 50%.
I pyetur se a ka pasur ofertë nga Vetëvendosja për të kandiduar me një listë të përbashkët, Abdixhiku u përgjigj negativisht, duke theksuar se nuk mund të flirtosh me parti të tjera përderisa je pjesë e një partie të caktuar.
Abdixhiku shtoi se bindjet e tij gjithmonë kanë qenë dhe janë LDK.
“S’kam pasur asnjëherë dhe nuk do toleroja të kem një gjë të tillë, sepse për ta pasur një ofertë duhet fillimisht të tolerosh të kesh një gjë të tillë. S’mund të flirtosh me partitë e tjera përderisa je pjesë e një partie të caktuar. Bindjet e mija janë idelogjike s’mund të tjetërsohen ndryshe dhe janë LDK gjithmonë. Githmonë kanë qenë, gjithmonë janë”, tha Abdixhiku në Rubikon.