388 gjoba për mosrespektim të masave ndaj koronavirusit

Në 24 orët e fundit, 388 gjoba janë shqiptuar për mosrespektim të masave ndaj koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 74.748 raste dhe 1.674 raste të vdekjes.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është rreth 63 mijë raste, kurse i rasteve aktive është 10091.