Këngëtari Robert Berisha, me t’u kthyer nga Stambolli ishte karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Kjo gjë ka ndodhur për të parë nëse personat të cilët kanë udhëtuar janë infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Pas dy javësh qëndrimi atje, muzikanti është liruar nga izolimi dhe ka shkuar në shtëpi, pasi ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.
Gjatë kohës sa ka qëndruar i izoluar, Roberti ka argëtuar mijëra ndjekësit e tij përmes videove të publikuara në rrjetin social Instagram. Ai ka njoftuar se do të kalojë kohë pranë vajzës së tij dhe njëkohësisht ka kërkuar falje nëse ka ofenduar dikë.
“Motra e vëllezër. Shpresoj t’ju kam mirë kudo që jeni. Unë do të mundohem të hyj ‘live’ prapë pas një pushimi, sepse meritoj të kaloj kohë me çikën time Renee”.
“Kërkoj falje nëse është prekur dikush ose e kam ofenduar ndonjë shok apo koleg gjatë këtyre tri netëve ‘live’ në Instagram. Zoti na ndihmoftë krejtve”, ka shkruar Roberti në një postim në InstaStory.
Ndryshe, këngëtari u shndërrua në një prej figurave më të kërkuara në rrjetet sociale për shkak të humorit dhe publikimeve apo lidhjeve të drejtpërdrejta që bënte gjatë kohës në karantinë.