Parisi eliminon Barcelonën, arrin në çerekfinale të Championsit

Paris Saint-Germaini nuk ka lejuar ndonjë rikthim sensacional të Barcelonës. Klubi francez ka barazuar 1:1 sonte në shtëpi me Barcelonën në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, por i ka mjaftuar për kalim në çerekfinale, pasi ndeshjen e parë në udhëtim Parisi e fitoi 4:1.

Kylian Mbappe (31’ penallti) solli Parisin në epërsi, ndërsa barazoi për Barcelonën, Lionel Messi, me një gol të bukur në minutën e 37-të. Messi humbi penalltinë në fund të pjesës së parë.

Për Barcelonën është hera e parë që nga stinori 2006-07, që ka dështuar të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ishte në një seri rekorde prej 13 paraqitjeve rresht në çerekfinale.