Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se pavarësisht rritjes së numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, edhe numri i të shëruarve nga kjo pandemi është shpresëdhënës.
“Sot me 04.04.2020, janë të shëruar edhe shtatë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 23”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Po ashtu IKSHPK-ja, ka njoftuar se janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
“Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive. “Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një me vendbanim në Prishtinë, një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një e karantinuar”, tha IKSHPK-ja .
Ndryshe, teri më tani pozitive kanë dal 140 raste me 1 rast të vdekjes.