Stadiumi Maracana, do të marrë emrin e legjendës së futbollit, Pele

Stadiumi më i famshëm i Brazilit, Maracana, do të marrë emrin e ri, në bazë të emrit të legjendës së futbollit, Pele.

80-vjeçari, emri i të cilit është Edson Arantes de Nascimento, ka luajtur në këtë stadium për shumë vjet për Brazilin dhe ka realizuar golin e 1000-të në vitin 1969 – për Santosin kundër Vasco de Gamas.

“Ia vlen nderimi i këtij burri që njihet në gjithë botën për arritjet në futbollin brazilian dhe për shërbimet për shtetin tonë”, ka thënë një nga deputetët në shtetin e Rio De Janeiros.

Stadiumi do të mbajë emrin “Rei Pele”. “Rei” në gjuhën portugeze nënkupton mbret.

Stadiumi, kishte mbajtur finalet e Botërorëve më 1960 dhe 2014, dhe Lojërat Olimpike të vitit 2016.