Edhe pesë raste me koronavirus, në total 140 të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive”.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një me vendbanim në Prishtinë, një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një e karantinuar”, njofton IKSHPK-ja .

Nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.