Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas zhvillimeve në veri Kosovës ,rreth futjes në karantinë të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
“Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë ani pse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë. Ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët”, shkruan ajo.
Sipas Haxhiut, në këtë kohë pandemie është e pafalshme çfarë po bëjnë këta. “Por mesazhin e qytetarëve e kanë marrë, askush s’ju beson më!”