Sot ka filluar rinumërimi i votave me kusht në QNR. E që në start ka filluar të ndryshojë rezultati brenda listës së AAK-së.
Në një vendvotim në Pejë, pas rinumërimit Meliza Haradinajt i janë hequr 12 vota. Pas rinumërimit të një kutie në Pejë u kuptua se Haradinaj në fakt ka vetëm një votë ani pse asaj i ishin shënuar se ka fituar 13 vota në atë kuti, shkruan Reporteri.net.
Në një vendvotim në Podujevë, pas rinumërimit Meliza Haradinaj nuk e ka asnjë votë, ndërsa herën e parë figuronte se ajo ia ka nëntë vota, raporton Gazeta Online ‘Reporteri.net’.Haradinajt në këto dy kuti të votimit iu shtuan 22 vota.
Kjo ngjau kur filloi numërimi i kutisë CB 118/006 në Podujevë ku Haradinaj nuk e fitoi asnjë votë ndonëse asaj i ishin shënuar se në këtë kuti i kishte 9 vota.