Mësueses Hazbije Muhaxhiri nga Deçani i është bërë një vizitë e veçantë, ku tre nxënës të saj e takuan për ta uruar.
E nxënësit që morën dijet e para nga ajo, tani kanë mjaft emër në Kosovë.
Ata janë Imer Mushkolaj, analist i zëshëm, si dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilët e kanë vizituar sot atë.
E një fakt i padëgjuar për publikun, mund të jetë edhe fakti që Imer Mushkolaj dhe Armend Zemaj janë shokë të fëmijërisë.
“Me shokët e fëmijënisë Armendin e Yllin, në Gjakovë e vizituam mësuesen tonë të parë, Hazbije Muhaxhiri. Takim emocionues pas shumë e shumë vitesh. Gëzuar 7 e 8 Marsi!”, shkruan Mushkolaj.