Enver Xhokli i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj – kthehet i shëruar nga Austria

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me emocione e ka pritur në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj në janar të këtij viti.

Sipas Zemajt, trajtimi i Xhoklit është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Grazit të Austrisë, njofton Klan Kosova.

“Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, z. Sebastian Kurz”.

“Shpreh falënderim të thellë për të gjithë kontribuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, udhëheqësit e Austrisë dhe Turqisë, ambasadorët Pllana dhe Dugolli si dhe familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim”.