Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të jetë i lartë. Në ditët e fundit është vërejtur një shtim i të prekurve me coronavirus.
Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, 3818 persona janë infektuar më këtë virus.
Fatkeqësisht, betejën me Covid-19 e humbën 50 pacientë, kurse 2137 të tjerë u shëruan.
IKSHPK vazhdon me apele për qytetarët që ti respektojnë masat mbrojtëse.
Së fundi është mbajtur mbledhja e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se nëse vazhdon rritja e të infektuarve me koronavirus, do të ketë kufizim të lëvizjes dhe masa më rigoroze
Ai ka shtuar se sigurimi i vaksinës është mënyra e vetme për parandalimin e pandemisë.
Por Zemaj është shprehur se Kosova do të pranojë vetëm vaksinën e miratuar nga OBSH, e jo nga Rusia dhe Serbia.