Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi, për vite të tëra ka kontribuar në zhanrin e muzikës hip-hop.
Në emisionin NIN në Klan Kosova, ai ka folur për jetën dhe karrierën profesionale, ndërsa ka shpalosur edhe shumë të pathëna.
Padyshim që ai u pyet për përçarjen e grupit ‘Babastar’, pasi Ghetto cilësohet si ndër themeluesit e label-it.
“Nuk kam dashur të flas për gjërat e brendshme, por mund të them se unë kam qenë ai që asnjërit prej tyre nuk iu kam marrë asnjë cent, unë kam bërë për këta njerëz, ka fakte se kush i ka shkruar këngët e tyre. Pakënaqësitë kanë qenë mes njëri-tjetrit ”.
“Unë kam bërë punë, më iknin edhe nga studio, unë kam fjetur në studio. Problemi është se jam marrë me mish e shpirt me ta”.
Ai ka treguar se Ledri është larguar nga grupi për arsye personale.
“Ledri u largua për çështje personale, kurse ne i kemi larguar prej çdo obligimi”.