21 të vdekur e 777 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 777 raste të reja me kovíd nga 3308 testime që janë bërë. Por shqetësues është numri i víktimave. Kanë humbur jetën 21 persona. Ndërkohë janë vaksínuar edhe 1110 qytetarë. Nuk e fituan dot betejën me sëmundjen: 9 qytetarë nga Tirana, 2 nga Fieri, 1 nga Kavaja, 1 nga Vlora, 1 nga Berati, 1 nga Shkodra, 1 nga Durrësi, 1 nga Kolonja, 1 nga Dibra, 1 nga Korça, 1 nga Elbasani, 1 nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç. Edhe sot ka shumë shtrime në spitale. Aktualisht në spítalet Covíd në Tiranë dhe ato rajonale po trajtohen 639 pacíentë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë, 16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Përrenjas, Patos, Këlcyrë.