Në vazhdim lexoni sa ujë duhet të konsumoni në bazë të peshës së caktuar në mënyrë që të dobësoheni
Në kohën e sotme janë të popullarizuara dieta të ndryshme për dobësim, mirëpo secila nga to nënkupton konsumim të sasisë së mjaftueshme të ujit.
Është e njohur që konsumimi i rekomanduar ditor i lëngjeve, në rend të parë i ujit – dy litra, përkatësisht tetë gota.
Mirëpo nëse bëni pjesë ndër personat të cilët dëshirojnë që linjën e vet ta çojnë deri në perfeksion, patjetër duhet të dini sa lëngje duhet të pini në bazë të kilogramëve të caktuar.
∙ 60 kilogramë – 2 litra ujë, përkatësisht 5 – 6 shërbime prej 3,5 decilitrash
∙ 65 kilogramë – 2.1 litra ujë, përkatësisht 6 racione prej 3.5 decilitrash
∙ 70 kilogramë – 2.3 litra ujë, përkatësisht rreth 6 shërbime prej 3.5 decilitrash
∙ 75 kilogramë – 2.5 litra ujë, përkatësisht 7 shërbime prej 3.5 decilitrash
∙ 80 kilogramë – 2.6 litra ujë, përkatësisht 7 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 85 kilogramë – 2.8 litra ujë, përkatësisht 8 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 90 kilogramë – 3 litra ujë, përkatësisht 8 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 95 kilogramë – 3.2 litra ujë, përkatësisht 9 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 100 kilogramë – 3.3 litra ujë, përkatësisht 9 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 105 kilogramë – 3.4 litra ujë, përkatësisht rreth 9 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 110 kilogramë – 3.6 litra ujë, përkatësisht 9 shërbime me 3.5 decilitra ujë
∙ 115 dhe më shumë kilogramë – 3.7 litra ujë, përkatësisht 10-11 shërbime me 3.5 decilitra ujë
Këshilla plotësuese:
Para çdo racioni duhet të pini dy gota ujë prej 2,5 decilitrash. Nëse hani tri herë në ditë, do të fusni në organizëm 1,5 litra ujë.
Pini dy gota të mëdha uji në mëngjes sapo të ngriheni dhe në mbrëmje para se të flini. Kjo do t’i sigurojë trupit tuaj deri në 1 litër ujë.
Nëse për shkak të ujit të cilin e pini para se të flini gjumë zgjoheni gjatë natës dhe shpesh urinoni, atëherë pini një gotë në mëngjes.
Efekt edhe më të mirë do të arrini nëse në ujë shtoni limon.