Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
“Jemi këtu në Prekaz në vendin që e bëri bashkë një komb të tërë rreth kauzës për çlirim, në vendin që është shndërruar në ikonë të lirisë, dhe në simbol të sakrificës më sublime të komandantit legjendar Adme Jashari, të bacës Shaban, Hamzës, grave dhe fëmijëve dhe gjithë familjes Jashari së bashku me bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarë të tjerë të komandantit legjendar”.
Ajo e cilësoi sakrificë sublime rënien heroike të kësaj familjeje që çoi eventualisht në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Por e kemi borxh që kujtesën historike e mbi të gjitha ndjenin e mirënjohjes së thellë ta bartim brez pas brezi në mënyrë që edhe fëmijët tanë por edhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që e pagoi populli shqiptar që sot ta kemi shtetin tonë, dhe sot ta gëzojmë lirinë tonë.