8880 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri në rritje i rasteve ditore me COVID-19 ka bërë që të kemi edhe rritje të numri të rasteve aktive nga dita në ditë. Aktualisht numri i rasteve aktive në vendin tonë është 8880.

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkan pa asnjë dozë vaksine, ndërsa autoritetet vazhdojnë të bëjnë premtime se ato do të vijnë së shpejti.