10 pacientë me COVID-19, në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 49 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 36 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 10 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“49 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njofton spitali.