Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, Meta tha që e ka uruar Kurtin për fitoren si dhe për procesin e shkëlqyer zgjedhor.“Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova”.“Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë”, theksoi Meta.