Nesër KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit,

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet. Pas përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”.

“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars. Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, ka thënë ai.