U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar së fundi Zvicrën.
Me këtë rast, Osmani ka takuar edhe Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi.
Osmani tha se me të njëjtin ka diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve si dhe prioritetet e institucioneve të ardhshme, si menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, transmeton lajmi.net.
Osmani tha se potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik.
Postimi i plotë:
Isha e nderuar sot të pritem nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z.Andreas Aebi, për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës. Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtësor. Mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra e poashtu optimizëm i thellë për rrugën tonë përpara.