Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ka thyer letrën Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Netanyahu e kishte ftuar që si kryeministër të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Në letrën e tij, Kurti ka falënderuar Netanyahun për ftesën që i ka bërë atij, duke mos përmendur fare çështjen e Ambasadës së Kosovës, raporton lajmi.net.
Kurti ka shkruar se e sheh vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve si mundësi për të përforcuar bashkëpunimin politik, ekonomik e kulturor.
“Kombi jonë historikisht ka respektuar komunitetin hebre. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të isha i nderuar të adresoj çështjet e komunitetit hebre dhe trashëgimisë së vet në shtetin tonë. Teksa shtetet tona po vendosin marrëdhënie diplomatike, synoj të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Faleminderit për ftesën që të vizitoj shtetin tuaj mik, të cilën gjë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/