Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se të gjithë kandidatët pretedentë për kryetar të LDK-së, është dashur të japin dorëheqje nga kjo parti.
E pyetur se a duhet edhe Lumir Abdixhiku të japë dorëheqje nga LDK-ja, Tërmkolli ka thënë që edhe ai duhet të largohet.
“Pse kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në? Kush e ka sjell Lumirin aty? Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”, ka thënë Tërmkolli në Kanal 10.
Ajo ka thënë se në LDK ka ende shumë, siç i quan ajo, profiterë që shikojnë interesat e tyre dhe “nuk u intereson fati i LDK-së”.