Suspendohet drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi

Këshilli Prokurorial i Kosovës pas fillimit të procedurës penale ndaj drejtorit të Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.

Po ashtu, sot Sekretariati i KPK-së ka marrë vendim për suspendimin e një zyrtareje të Sekretariatit, si e dyshuar për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

KPK-ja njofton se po sot caktoi si ushtrues detyre të drejtorit të Sekretariatit, Valdrin Krasniqin – Udhëheqës i Zyrës Ligjore. ​