Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar zyrtarin administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Pejës, A.B. nën dyshimet se ka marrë ryshfet rreth 48.000 euro.
A.B. është ndaluar për rastin “Subvencioni 2021”.
Prokuroria njofton se i dyshuari i ka ndarë paratë me B.N dhe S.SH. derisa brenda afatit Prokurori i Shtetet do paraqes kërkesë caktimin e masës së paraburgimit.