Pandemia, infodemia dhe siguria digjitale

Alban Osmanaj njohës i rrjeteve sociale, ka shpjeguar në profilin e tij, në rrjetin social Facebook, për pandeminë, infodeminë si dhe për sigurinë digjitale, pasi që sipas tij, shpërndarja e lajmeve të rrem është rritur shumë në kohen e koronavirusit.

“Sot nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe faqeve të ndryshme po kërkohet që rritet kujdesi pasi që përveç lajmeve të rrejshme hakerët po krijojnë edhe webfaqe dhe profile të rrejshme në këto rrjete duke trajtuar temat që pretendojnë se kanë informacione për Covid-19 ndërsa në të vërtetë këto webfaqe kinse informative janë kurthe digjitale të cilat synojnë vjedhjen e të dhënave personale apo prishjen e pajisjeve të njerëzve që klikojnë në këto faqe. Edhe pse këto kompani janë të vendosura të mbrojnë të vërteten, ato shpesh edhe po tejkalohen dhe mbizotërohen nga ‘fake news’”, shkruan Osmanaj.

Postimi i plotë

Pandemia, Infodemia dhe Siguria digjitale

Jemi dëshmitarë të reagimit kolektiv ndaj shpërthimit të pandemisë Covit-19 dhe e gjitha kjo si rezultat i shpërndarjes së madhe të internetit dhe qasjes që e kemi në rrjetet sociale.

Gjersa coronavirusi po përhapet në të gjithë botën, me të njëjtin intensitet po përhapen lajmet e rreme dhe lajmet e pa verifikuara, viktima të së cilave kanë qenë edhe shumë përdorues nga Kosova.

Google, Facebook, Instagram, TikTok, WeChat, Snapchat, Pinterest, Slack e Twitter kanë raportuar se po bëjnë sulme agresive për të parandaluar përhapjen e këtyre lajmeve dhe largimin e tyre, të klasifikuara nga gjigandët e rrjeteve sociale si dezinformata.

Të njëjtit kanë njoftuar se janë duke bashkëpunuar ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatat tjera Qeveritare për të siguruar një qasje të saktë në informacion për përdoruesit e këtyre rrjeteve dhe mediave.

Sot nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe faqeve të ndryshme po kërkohet që rritet kujdesi pasi që përveç lajmeve të rrejshme hakerët po krijojnë edhe webfaqe dhe profile të rrejshme në këto rrjete duke trajtuar temat që pretendojnë se kanë informacione për Covid-19 ndërsa në të vërtetë këto webfaqe kinse informative janë kurthe digjitale të cilat synojnë vjedhjen e të dhënave personale apo prishjen e pajisjeve të njerëzve që klikojnë në këto faqe. Edhe pse këto kompani janë të vendosura të mbrojnë të vërteten, ato shpesh edhe po tejkalohen dhe mbizotërohen nga “fake news”.

Disa nga masat që këto ditë kanë marrë gjigandët e rrjeteve sociale:

Facebook për të ndihmuar në luftimin e pandemisë dhe infodemisë ka lansuar një qendër për komunikim https://www.messenger.com/coronavirus e cila jep këshilla për të identifikuar lajmet e rreme apo dezinformatat dhe parandalimin e shpërndarjes së tyre.

Kur nga institucionet shëndetësore po kërkohet distancimi social, Facebook ka lansuar edhe programin “Get Digital” për të ndihmuar të rinjët të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për botën digjitale https://www.facebook.com/fbgetdigital

Instagram ka bllokuar hashtagun “# Coronavirus” ndërsa në Twitter ashtu sikurse Facebook, Instagram e Youtube të gjithë përdoruesit që kërkojnë terme që lidhen me Coronavirus-in drejtohen në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Twitter po ashtu është zotuar se do të bllokojë reklamat që duan ta shfrytëzojnë pandeminë në interesin e tyre duke ndryshuar edhe politikat e sigurisë me datë 18 mars.

E gjiganti Google ka njoftuar se nga data 03 prill do të vë në dispozicion edhe të dhënat e vend ndodhjes së individëve për Institucionet shëndetësore në mënyrë që të luftojnë pandeminë.

Jemi dëshmitarë se rrjetet sociale po kanë një impakt të jashtëzakonshëm në përditshmërinë e përdoruesve në këtë kohë të pandemisë, andaj na duhet që të kemi kujdes që ti përdorim ato në mënyrë sa ma racionale dhe të mos jemi viktimë e “fake news” dhe sulmeve kibernetike duke i kushtuar vëmendje të lartë këshillave nga këto rrjete dhe organizatave kompetente në luftë me pandeminë.