Punëtori dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK pas lëndimit në punë, arrestohet pronari dhe mbikëqyrësi

Një punëtor është lënduar aksidentalisht në vendin e tij të punës në fshatin Bresje të Fushë Kosovës dhe është dërguar në QKUK.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, sipas mjekut, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin dhe mbikëqyrësin e firmës.