Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus në Kosovës. Në total numri i të prekurve me këtë virus ka shkuar në 132 veta.
“Sot më 03.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë, prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thekson njoftimi shkruan Gazeta Stop .
“Rastet pozitive janë raste kontakti, katër, prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një me vendbanim në Pejë dhe një e karantinuar”.
Po ashtu IKSHPK-ja ka treguar se janë të shëruar edhe gjashtë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16.
Nga 8 marsi e deri më 3 prill janë testuar gjithsej 1605 mostra të dyshimta me koronavirus, prej 132 raste pozitive dhe një i vdekur.