Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur pesë persona.
“Rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç)”.
Po ashtu të premten janë regjistruar edhe 445 raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes.