Në një raport të fundit thuhet se Samsung do të prezantojë një laptop Windows 10 me procesor Exynos dhe kartë grafike AMD.
Samsung filloi të bashkëpunonte me AMD për një kartë grafike mobile në vitin 2019 ndërkohë që muajin e kaluar lajmëroi se ky komponent do të vinte tek një produkt i standardit të lartë dhe të gjithë mendonin se do të jetë një telefon i linjës Galaxy.
Përkundrazi, në raport thuhet se kjo teknologji do të implementohet në një laptop me sistem operimi Windows 10, procesor Exynos dhe kartë grafike AMD.
Sipas ZD Net Korea, ky laptop pritet të zbulohet në gjysmën e dytë të këtij viti, pak pas debutimit të Galaxy Note.
Në të kaluarën Samsung ka provuar me laptopët Windows 10 me procesorë ARM por deri më sot është mbështetur tek Qualcomm për këta procesorë.