Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Berat Gjimshiti karrierë bënë në një regjion që është goditur rëndë nga koronavirusi.
Bergamo, ku e ka selinë Atalanta, është në regjionin e Lombardisë në Itali, që është prej më të prekurve nga pandemia.
“Njerëzit në Bergamo dhe në gjithë Italinë janë të fortë. Ata do të ngritën sërish”, ka thënë Gjimshiti të premten në një intervistë për Tuttosport.
“Unë po e përjetojë këtë situatë si të gjithë të tjerët. Ne shpresojmë të lëvizim së shpejti pasi kjo do të nënkuptonte përmirësim në të gjitha drejtimet. Në Valencia e kemi ditur se do të jetë mbrëmje magjike. E tillë ishte edhe në Bergamo. Fanella dedikuar për qytetin ishte për t’iu dhënë njerëzve mesazh pozitiv dhe të besimit”, ka theksuar Gjimshiti, që me Atalantan po ka shumë suksese.
Ai nuk e di se çfarë ndikimi në aspektin fizik do të ketë ndërprerja e kampionatit. Ka thënë se po mundohet të motivohet maksimalisht për të vazhduar me vrapime dhe që të qëndrojë i gatshëm.
Ai nuk pajtohet që Serie A të vazhdojë pa tifozë në tribuna. Ky është një opsion, ndonëse ende nuk dihet kur do të vazhdojë kampionati italian.
“Pa tifozë është ndryshe, ndeshjet do të duken si miqësore. Është e rëndësishme që të hyjmë në fushë me motivimin e duhur”.
Gjimshiti ka treguar se e dashura e tij, Alisa, është duke punuar maska që shërbejnë shumë në këtë kohë.
“Ideja lindi kur kemi parë situatën këtu në Bergamo. Shumë njerëz kërkonin maska dhe nuk i gjenin ato. Ajo u kthye në Serbi dhe punoi të tilla falas. I dërgon te ata që kanë nevojë dhe nuk mund t’i blejnë”, ka treguar Gjimshiti.