Fermeri nga Krusha: Ryshfetin e kërkojnë përmes inspektorëve që vijnë nga qytetet tjera

Fermeri nga Krusha Bedri Duraki ka treguar problemet me të cilat është ballafaquar derisa ka fituar grantin për bujqësi.

Duraki në “Debat Plus” tha se ka përfituar në vitin 2018 një grant prej 95 mijë eurove.

“Pas nënshkrimit të kontratës më është dhënë e drejta për të filluar investimet. Në kontratë i kemi pasur kohë 120 ditë, por për shkak të kohës së keqe na është shtyrë afati edhe për 120 ditë tjera…Unë kam dorëzuar faturat por më është thënë se je vonuar për 34 ditë duke refuzuar pagesat”, tregon fermeri.

Ai thotë se përmes njerëzve tjerë më është kërkuar ryshfet.

“Unë e kam pasur në plan që të marr shifrën e parave dhe t’i vendosi në grackë”.

Fermeri Duraku thotë se ryshfeti kërkohet përmes inspektorëve të ndryshëm.

“Nëse paratë nuk t’i kërkojnë inspektorët rajonal, atëherë i çojnë inspektorë të qytetave tjera”, tha Duraku. /Telegrafi/